Konferenca e parë ndërkombëtare në shkencat e apli...

Fakulteti i Inxhinierise Matematike dhe inxhinierise Fizike i Universitetit Ploteknik te Tiranes ne bashkepunim me  Shoqaten Shqiptare te Fizikes Mjekesore organizojne ne datat 7 - 8 Nentor 2014, Konferencen e pare nderkombetare ne fushen e shkencave te aplikuara "New Technologies and Applications in Medicine, NTAM 2014". Kjo konference u foukusua ne disa drejtimete Fizikes dhe Matematikes se aplikuar ne mjekesi. Eshte kenaqesi qe AAMP ndermerr nje iniciative kaq te madhe ne fushen e fizikes se aplikuar dhe kerkimit shkencor. Stafi i AAMP ishte pjese e Komitetit Organizativ dhe Komitetit Teknik te konferences.  AAMP do te jete pjese e vazhdueshme e ketyre eventeve ne te ardhmen Faleminderit te gjitheve per pjemarrjen dhe kontributet Informacione te detajuara per kete aktivitet mund te gjeni ne:   www.ntam.info www.fimif.edu.al AAMP onf facebook NTAM 2014 on facebook Hellenic Association of Medical Physicists on facebook   Niko Hyka AAMP


Lexo me shume...

Albania confirms US demand on Syria chemical weapo...

Tirana (AFP) - Albania confirmed Thursday it was asked by the US to destroy Syria's chemical arsenal on its soil, as protesters gathered outside the parliament in Tirana to demonstrate against any such plans. "Any decision will be made transparently and will take into account the interest of the country," Meta said. "I do not think that Albania has the capacity, even other much bigger and more developed countries do not accept to do it," he added. Earlier in the day the activists pleaded with the Albanian government to resist any requests from foreign governments to help eliminate Syrian weapons in Albania, chanting "No to chemical arms." "The authorities must not allow the Syrian chemical arsenal to be destroyed on Albanian soil. Albania must firmly oppose such a demand," Saiga Guri of the non-governmental Alliance Against Waste Import, told protesters. Guri added: "Albania has no capacities and should not be a dustbin, thus endangering lives of its citizens." France, Belgium and Albania have been mentioned as possible sites for the dismantling of Syria's entire chemical arsenal, estimated at about 1,000 tonnes. On Thursday, a Belgian foreign ministry spokesman told AFP that the US had contacted several of its allies, including Albania, for possible help in destroying Syria's chemical arsenal. "The Americans held an exploratory working brief in early October with Belgium, Norway, France and Albania to see what capacities each might have to treat chemical weapons," the Belgian spokesman said, adding that no formal request had yet been made. Under UN Security Council Resolution 2118 passed in September, Syria's weaponry has to be destroyed by June 30, 2014. Albania's government has so far refused to make any comment on a possible offer. However, Besnik Baraj, a deputy of the ruling Socialist party and active environmental campaigner, said he was opposed to such a possibility. "Albania has no means to stock and dismantle such a big quantity" of arms, Baraj told TV station News 24. Six years ago, it was confirmed that Albania had destroyed its own stockpile of chemical weapons, a left over from the communist period. Norway has ruled out destroying the chemical weapons on its soil.


Lexo me shume...

Njoftim per pjesmarrje!

Universiteti Politeknik i Tiranës në bashkëpunim me Spitalin Hygeia Tiranë dhe Shoqatën Shqiptare të Fizikës Mjekësore, organizojnë në datën 29 Maj 2013, ora 10:00, në sallën e konferencave të Universitetit Politeknik të Tiranës, Seminarin e hapur me temë: "Teknika të avancuara në mjekësi". Në këtë aktivitet do të jenë të pranishëm me prazantimet e tyre, Profesorë të njohur të Universitetit të Athinës dhe Spitalit Hygeia, Athinë. Temat Kryesore që do të diskutohen: Teknika të avancuara në imazherinë mjekësore CT & MRI Teknika të reja në Radioterapi Teknika diagnostikuese PET CT & Gamma Camera në mjekësinë bërthamore Te gjithe te interesuarit mund te marrin pjese. Hyrja eshte e lire AAMP


Lexo me shume...

Seminar: Teknika te avancuara ne mjekesi

Universiteti Politeknik i Tiranës në bashkëpunim me Spitalin Hygeia Tiranë dhe Shoqatën Shqiptare të Fizikës Mjekësore, organizojnë në datën 29 Maj 2013, ora 10:00, në sallën e konferencave të Universitetit Politeknik të Tiranës, Seminarin e hapur me temë: "Teknika të avancuara në mjekësi". Në këtë aktivitet do të jenë të pranishëm me prazantimet e tyre, Profesorë të njohur të Universitetit të Athinës dhe Spitalit Hygeia, Athinë. Temat Kryesore që do të diskutohen: Teknika të avancuara në imazherinë mjekësore CT & MRI Teknika të reja në Radioterapi Teknika diagnostikuese PET CT & Gamma Camera në mjekësinë bërthamore


Lexo me shume...

AAMP regjistrohet ne regjistrin kombetar te OJF

Shoqata Shqiptare e Fizikes Mjekesore, AAMP, tashme eshte regjistruar ne regjistrin kombetar te OJF. Ky eshte nje moment mjaft i rendesishem per shoqaten tone, pasi aktiviteti dhe gjithe proceset qe do te zhvillohen, do te jene te monitorueshme dhe brenda kornizes ligjore te vendit tone.


Lexo me shume...

Cfare dime dhe nuk dime per kancerin?

Kanceri është një sëmundje që po prek gjithmonë e më shumë njerëz në botë. Sipas një studimi të bërë nga “Macmillan Cancer Support” afërsisht 40 për qind e britanikëve do të preken nga kjo sëmundje në një moment të jetës së tyre. Dhjetë vjet më parë, ky raport ishte një në tre veta. Ndaj me të drejtë lind pyetja: çfarë po ndikon në një rritje kaq të frikshme të rasteve të kësaj sëmundjeje? Ekspertët e lidhin këtë me moshën e popullsisë (më të moshuarit janë më në rrezik për t’u prekur) dhe faktorë të tjerë të stilit të tyre të jetesës, si dieta e varfër, duhanpirja dhe mungesa e aktivitetit fizik. Alkooli është një faktor tjetër. Në fillim të këtij muaji, një studim tregoi se gratë që pinë më pak se dy gota e gjysmë verë në ditë, ekuivalente kjo me 175 ml verë, rrisin rrezikun për t’u prekur nga kanceri i gjirit me 15 për qind. Kërkuesit e Universitetit të Harvardit besojnë se alkooli mund të rrisë nivelet e hormonit femëror, estrogjenit, që mund të ndikojë në zhvillimin kancerit të gjirit. Por ndërsa ka prova që lidh këta faktorë me lloje të ndryshme kanceresh, shkencëtarët janë duke eksploruar të tjera lidhje. Shumë njerëz kanë idetë e tyre se çfarë mund të qëndrojë pas përhapjes së këtij fenomeni shqetësues: nga hormonet te mikrovalët apo mishi i djegur. Por a ka ndonjë gjë të vërtetë pas këtyre teorive? Ja se çfarë thonë ekspertët. Pijet e nxehta
Teoria: Avulli i pijeve të nxehta mund të dëmtojë fytin. Çaji i ngrohtë është i lidhur me rritje të rrezikut të kancerit të ezofagut, sipas një studimi iranian, i publikuar në “British Medical Journal”. Krahasuar me çajin e vakët apo më pak të nxehtë, sipas studimit, ai i nxehti fare rriste ndjeshëm rrezikun për t’u prekur nga ky lloj tumori. Pirja e një gote çaji në më pak se dy minuta, pasi është hequr nga zjarri lidhet me një shtim të rrezikut për t’u prekur nga kjo sëmundje në krahasim me ata që e pinin rreth katër minuta pasi kishte zierë. Mendimi i specialistit
“Në vende si Irani dhe Brazili, është si kulturë konsumimi i pijeje shumë të nxehta. Madje ata përdornin edhe një lugë metalike për ta kaluar lëngun direkt në fyt. Kjo duket se shkakton inflamacionin e ezofagut, që mund të çojë në zhvillimin e qelizave jonormale”, thotë profesor Martin Wiseman, mjek dhe këshilltar në “World Cancer Research Fund”. Mishi i pjekur
Teoria: Shumë njerëz besojnë se mënyra se si mishi gatuhet, mbi të gjitha djegia e tij me barbekju, është rrezik për zhvillimin kancerit. Një studim norvegjez, i publikuar në fillim të këtij muaji, thotë se doza të larta të një substance kimike, e cila gjendet te pjesët e djegura të mishit, lidhet me rrezikun e lartë të kancerit në zorrën e trashë. Edhe studime të mëparshme sugjeronin se te mishi i djegur gjenden substanca kancerogjene. Mendimi i specialistit
“Kur bëhet fjalë për mënyrën e gatimit të mishit, prova nuk është shumë e besueshme”, thotë Yinka Ebo, përgjegjëse për shëndetin publik në “Cancer Research” në Britaninë e Madhe. “Por disa studime kanë treguar se të gatuash mishin në temperatura të larta që mund ta djegin, mund të prodhojë kimikate që shkaktojnë kancer. Ndaj është ide e mirë të përdoren metoda me temperatura të ulëta si për shembull ajo me zjarr të ngadaltë”. Trauma fizike
Teoria ka lidhje me fjalët e nënave që thonë: “Kujdes mos e godit gjoksin se mund të zhvillohet kancer më vonë”. Por a është e vërtetë? Një studim i bërë nga shkencëtarët e Universitetit të Lancaster ka zbuluar se një truamë fizike mund t’i japë shtysë sëmundjes. Megjithatë ekspertët argumentojnë se ekzistenca e një traume mund të bëjë që gjoksi të ekzaminohet gjithmonë, duke e kapur më shpejt sëmundjen. “Disa njerëz besojnë se dëmtimet fizike mund të çojnë drejt kancerit, por nuk ka prova të besueshme për këtë”, thotë Yinka Ebo. “Kanceri zakonisht shkaktohet nga dëmtimi i gjeneve dhe kërkon kohë të gjatë për t’u zhvilluar, ndaj dëmtimet shpesh tërheqin vëmendjen për tumoret që mund të jenë aty”. Telefonat celularë
Teoria: Në fillim të këtij viti, OBSH pranoi se telefonat celularë mund të shkaktonin kancerin. Rishikimi i provave tregoi se rritja e rrezikut të një lloj forme malinje të kancerit të trurit, mund të lidhej me ekspozimin ndaj valëve, ndaj u sugjerua përdorimi i kufjeve apo mesazheve në vend të telefonatave. Një studim i publikuar muajin e kaluar në “British Medical Journal Website”, ngjalli debate për këtë gjetje. Në Danimarkë, ishin studiuar më shumë se 350 mijë njerëz që i përdornin telefonat për më shumë se 18 vjet. Studiuesit arritën në përfundimin se nuk ishin në rrezik për t’u prekur nga tumori në tru, krahasuar me të tjerët. Mendimi i ekspertit
“Ka pasur publikime pa fund për ndonjë lidhje të mundshme mes telefonave celularë dhe kancerit”, thotë profesor Karol Sikora. “Për shkak të mungesës së studimeve afatgjata, askush nuk e di nëse ekziston rreziku, por edhe nëse po, është shumë i vogël. Telefonat celularë nisën të përdoren në vitet ‘90 dhe ne duhej të shihnim sot më shumë raste të prekura nga tumori i kokës, qafës dhe trurit. Gjithsesi ajo që është e sigurt lidhet me faktin se teknologjia dhe lloji i rrezatimeve po ndryshon vazhdimisht”.


Lexo me shume...

Dita Botërore kundra Kancerit

Data 4 shkurt është themeluar si Dita Botërore kundra Kancerit. Bëhet fjalë për një iniciativë të Unionit Ndërkombëtar Kundra Kancerit (UICC) dhe Organizatës Botërore të Shëndetit (WHO). Qëllimi i kësaj dite është informimi i publikut të gjerë, për t’u ndërgjegjësuar dhe për të bërë çdo përpjekje të mundshme për parandalimin e kësaj sëmundjeje serioze që jo gjithmonë është vdekjeprurëse. Sipas të dhënave të dy organizatave ndërkombëtare, çdo vit, mbi 12 milionë personave u diagnostikohet një lloj kanceri, dhe 7.6 milionë njerëz humbasin jetën e tyre nga disa lloje kanceri. Specialistët thonë se rreziku i shfaqjes së kancerit, mund të reduktohej deri në 40% në qoftë se adoptoheshin masat e duhura të imunizimit dhe parandalimit në kombinim me një ndryshim rrënjësor të mënyrës së jetesës, si ndërprerja e duhanpirjes, ushqyerja e shëndetshme, kufizimi i konsumimit të alkoolit dhe reduktimi i ekspozimit në diell.


Lexo me shume...

Shkencetaret me te shquar

 Albert Einstein Eshte ne majen e shkencetareve persa i perket fames se tij. Dha shpjegime per 3 teorite me te rendesishme te uiniversit dhe ne 1905 shpalosi teorine e relativitetit.

Isaac Newton
"Philosophiae naturalis principia mathematica" e quajtur "Principia" eshte libri me i famshem shkencor i publikuar ndonjehere ne histori. Sir Isaac Newton e shkruajti kete me 1687. 

Galileo Galilei
Ishte i pari qe dha prova se toka rretullohet rreth diellit. Ky postulat ishte ne kontrast me mendimin e pergjithshem te asaj kohe.

Charles Darwin
"Mbi origjinen e specieve dhe seleksionimin natyror" eshte libri i famshem i Darvinit i publikuar ne 1859.

Johannes Kepler
Kepler permblodhi te dhenat e Marsit nga ky propozoi "3 Ligjet e Levizjes Planetare".

Louis Pasteur
Disa nga punet e tij jane:
ndarja e molekulave te imazhit te pasqyruar dhe efekti i polarizimit te drites 
identifikimi i paraziteve qe vrisnin krimbat e mendafshit

James Maxwell
Eshte i njohur per "Treatise on Electricity and Magnetism" publikuar me 1873. Maxwell zhvilloi ne menyre te pavarur "Teoria Kinetike e Gazeve Maxwell-Boltzmann".

Edwin Hubble
"Ligji i Hubble" pohoi se galaktikat largohen nga njera tjetra me nje shpejtesi te percaktuar nga distanca qe i largon ato. Ai i klasifikoi galaktikat nga distanca, forma, ndricimi dhe permbajtja.

Emil Fisher
Disa nga punet e tij jane:
Sintetizimi i glukozes, fruktozes, mannose duke u nisur nga gliceroli.
Percaktimi i strukturave per 16 stereoisomere te aldohexoses me glukoze si elementi me i rendesishem

Paul Dirac
Mori cmimin Nobel ne 1933 per punen e anti thermijave. The "Ekuacioni Dirac" ishte nje version i ekuacionit te Schrodinger.

Arkimedi
Arritjet me te medha te tij jane "Principi i Arkimedit ne hidrostatike", leva e Arkimedit dhe lidhja ndermjet siperfaqes dhe vellimit te nje sfere dhe cilindri rrethor.

Marie Curie
Fitoi cmimin Nobel me 1903 ne fizike dhe cmimin Nobel me 1911 ne Kimi.

Thomas Alva Edison
Ndertoi laboratorin e pare kerkimor industrial ne bote dhe ishte mbajtesi i rekordit boteror te 1093 patentave.

Max Planck
Ai paraqiti teorine e kuanteve dhe ju dha cmimi Nobel ne fizike me 1918.

Nikola Tesla
Ne 1882, ai formuloi principin e fushes magnetike te rrotullueshme dhe shpiku transmetimin e rrymes alternative ne distanca te medha, sistem qe u vu ne pune 6 vjet me vone.

Aristoteli
Punet e tije perfshijne Fizike, Metafizike, Politike, Poeteke, Etika Nicomachean dhe De Anima.

Leonardo da Vinci
Ai projektoi ura, makineri lufte, ndertesa, kanale dhe fortesa.

Benjamin Franklin
Ai eshte Amerikani me i famshem i perfolur i shekullit te 18'te pas George Washington.

Niels Bohr
Ne 1922, fitoi cmimin Nobel ne fizike. Ai zhvilloi "Teoria e Bohr'it per berthamen atomike te modelit te lengshem dhe atomit".

Nicholas Copernicus
Ai formuloi teorine se dielli eshte ne qender dhe planetet rrotullohen rreth tij. Toka rretullohet rreth boshtit te saj nje here ne dite dhe alternime te vogla te ndryshimit te ketij aksi shkaktojne ndodhjen e ekuinokseve.

Rene Descartes
Ai shkruajti "Meditationes de prima philosophia, in quibus Dei existentia, & animae a corpore distinctio, demonstratur" me 1641.

Wilhelm Conrad Rontgen
Ne 1901, fitoi cmimin Nobel ne fizike pas zbulimit te rrezeve-X.

Carl Sagan
Ai ishte promovues i Kerkimit per Inteligjencen Jashte Tokesore dhe ishte pionier i exobiologji'se.

Jane Goodall
Eshte nje studiues i famshem boteror i shimpazeve.

Jonas Salk
Zhvilloi nje vaksine per poliomelitin me 1952.

Alexander Graham Bell
Ai eshte shpikesi i telefonit dhe i detektorit te metaleve.

Chandrasekhara Venkata Raman
Ai zhvilloi spektrin Raman i cili jep informacion per strukturen e metaleve

Ernest Rutherford
Zhvilloi teorine atomike ne 1911 dhe klasifikimin e formave te rrezatimit.

Joseph John Thomson
Fitoi cmimin Nobel ne fizike me 1907 dhe zhvilloi spektrografin e mases.

William Ramsay
Ai zbuloi ne menyre te pavaur Heliumin and dhe bashkepunoi ne zbulimin e  Argon-it, Krypton-it and Xenon-it.

Alfred Nobel
Ai percaktoi nje fond per cmimin e Nobel ne fushen e kimise, fizikes, letersise, paqes dhe mjeksise.

William Thompson
Derivoi ligjin e dyte te termodinamikes dhe propozoi shkallen e temperatures Kalvin.

James Prescott Joule
Percaktoi raportin e prodhimit te nxehtesise nga rryma elektrike duke perdorur ligjin e Joule.

Julius Robert von Mayer
Perkrah James Joule, zbuloi ligjin e pare te termodinamikes.

Henry Bessemer
Shpiku nje procedure ekonomike te djegjes se papastertive te celikut.

Robert Bunsen
Zhvilloi spektroskopin dhe zbuloi Cesium-in and Rubidium-in.

Thomas Graham
Zhvilloi ndarjen e kristaleve ne elektrolit, proces i quajtur "dialize".

Michael Faraday
Pohoi ligjin e elektrolizes me 1833.

Johann Wolfgang Dobereiner
Percaktoi lidhjen ndermjet lementeve dhe mases atomike te tyre.

Amedeo Avagadro
Nxori perfundimin se gazet me vellim te njejte, ne kushte te njejta temperature dhe preioni kane te njejtin numer molekulash.

William Henry
Ligji i Henrit pohon se sasia e gazit qe absorbon uji rritet me ritje e presionit te gazit.

John Dalton
Zhvilloi teorine atomike.

Alessandro Volta
Shpiku baterine te perbere nga dy pole te metaleve te ndryshme.

Antoine Lavoisier
Ai dalloi dhe emeroi oksigjenin nga ky u hodh poshte teoria e zbrazetise.

Charles Augustin de Coulomb
Zbuloi ligjin e forces ndermjet dy trupave te ngarkuar.

Henry Cavendish
Zbuloi hidrogjenin dhe acidin nitrik.

Thomas Newcomen
Shpiku motorrin me avull.

Robert Boyle
Ai propozoi ligjin Bojl-it..

Blaise Pascal
Sisitemi SI i presionit ka marre emrin e tij.      


Lexo me shume...

Te reja shkencore per kancerin e gjirit

Një studim i ri jep shpresa për gjetjen e një kure për kancerin e gjirit – shkaku numër një i vdekjeve nga kanceri mes femrave. Studim i publikuar në revistën Nature konstaton se ekzistojnë katër lloje kryesore të kancerit të gjirit dhe se një prej këtyre llojeve ka ngjashmëri molekulare me kancerin në vezore, i trajtuar me sukses nëpërmjet barnave a mënyrave ekzistuese. Studimi krijon shpresa se të njëjtat barna mund të përdoren me sukses edhe në trajtimin e kancerit të gjirit. (A.A). AAMP Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se nga kanceri i gjirit vdesin çdo vit rreth 450 mijë vetë.


Lexo me shume...

Kafeja mund te parandaloje kancerin

Kafeja është bërë një pije thuajse e zakonëshme. Tani, rezultatet e një studimi thonë se pirja e kafesë, qoftë edhe një filxhan në ditë, mund të sjellë përfitime të mëdha për shëndetin. Kafeja, thonë shkencëtarët, vepron në organizëm si pengesë ndaj kancerit, tek burrat dhe gratë. Njerezit pijnë mesatarisht 3 gota me kafe në ditë. Një grup shkencëtarësh në universitetin e Harvardit pranë shkollës së shëndetit publik, në bashkëpunim me Institutin kombëtar të Kancerit zbuluan se burrat që pinin 6 ose më shumë gota ose filxhanë me kafe në ditë ishin 60 përqind më pak në rrezik për t’u prekur nga kanceri në prostatë. Tek ata që pinin 3 filxhanë me kafe në ditë, ky rrezik ishte 30 përqind. Doktoresha Lorelei Mucci, një nga autoret e studimit,  thotë se burrat që e pëlqejnë kafenë, tani do të nxiten t’a pijnë atë edhe më shumë. Ajo thotë se studimi tregoi qartë se kafeja ka efekte mjaft pozitive për shëndetin. Nuk ka rëndësi nëse kafeja është me kafeinë ose pa ‘të, të mirat prej saj janë të njëjta. Si brokolli, manaferrat dhe të gjitha ushqimet që luftojnë kancerin, kafeja përmban qindra antioksidantë të fuqishëm. Mes tyre është antioksidanti Methylpyridinium që nuk mund të gjendet në thuajse asnjë ushqim ose pije tjetër. Studime të tjera në të kaluarën kanë treguar se ky antioksidant aktivizon së tepërmi enzymën e cila mund të ndalë zhvillimin e kancerit në zorrën e trashë. Shkencëtarët prej kohësh kanë ditur se kafeja mund të pakësojë pezmatimet dhe të rregullojë insulinën në organizëm. Vetëm një javë më parë, një studim i shkencëtarëve suedezë tregoi se gratë që pinin 5 ose më shumë filxhanë me kafe në ditë ishin shumë më pak në rrezik për t’u prekur nga një formë agresive e kancerit në gji. Tani shkencëtarë nga të dy anët e oqeanit sikur janë vënë në garë për të kuptuar a zbuluar të gjitha përfitimet shëndetësore që sjell kafeja. Doktoreshë Lorelei Mucci thotë se kafeja gjithashtu ka lidhje me uljen e rrezikut të prekjes nga diabeti, parkinsoni dhe cerroza në mëlçi. Por kafeja ka edhe pak të këqia, si pagjumësinë dhe shpejtimin e rrahjeve të zemrës (A.A). AAMP


Lexo me shume...

Konferenca e parë ndërkombëtare në shkencat e apli...

Fakulteti i Inxhinierise Matem...

Albania confirms US demand on Syria chemical weapo...

Tirana (AFP) - Albania confirm...

Njoftim per pjesmarrje!

Universiteti Politeknik i Ti...

Seminar: Teknika te avancuara ne mjekesi

Universiteti Politeknik i Tira...

AAMP regjistrohet ne regjistrin kombetar te OJF

Shoqata Shqiptare e Fizikes Mj...

Cfare dime dhe nuk dime per kancerin?

Kanceri është një sëmundje që ...

Dita Botërore kundra Kancerit

Data 4 shkurt është themeluar ...

Shkencetaret me te shquar

Albert Einstein Eshte ne maj...

Te reja shkencore per kancerin e gjirit

Një studim i ri jep shpresa pë...

Kafeja mund te parandaloje kancerin

Kafeja është bërë një pije thu...

Aktivitete

Dhjetor 2014
S M T W T F S
30 1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31 1 2 3

AAMP on Facebook

Pyetje/Njoftime

Emri:
E-mail:
Pyetje/Mesazh/Koment/Njoftim:
4+3
social share